Shoferët në ikje, shkak pagesat e ulëta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mes profesionistëve që largohen nga Shqipëria janë edhe shoferët. Në transportin publik kërkohen mbi 1 mijë shoferë, sipas Shoqatës së Transportit.

Dashamir Kanto 20 vite ka punuar si drejtues mjeti në transportin publik. Për shkak të pagës së ulët sot ai është shkëputur nga ky sektor.

 “Rroga ishte shumë e ulët, 300-350 euro në muaj nuk ja vlente. Më mirë thash po e lë dhe po e vazhdoj punën këndej nga Franca. Bëj linjën Tiranë- Paris. Kjo është një sakrificë si për mua si për familjen, me atë pagë nuk e përballoja dot,” – tregoi Kanto.

Shoqata e transportit thotë se mungesat më të mëdha janë në transportin urban, pasi një pjesë e shoferëve janë larguar në Gjermani.

“Ka pasur vështirësi në gjetjen e shoferëve, se pas pandemisë pati një ikje mjaft të madhe të specialistëve të transportit në Gjermani. Që nga ajo kohë e deri tani nuk kemi gjetur punëtorë mjaftueshëm,” – tha Dashnor Memaj nga Shoqata e transportit Urban dhe Interurban.

Paga e një shoferi në transportin urban në Shqipëri varion nga 350 në 700 euro. Në Gjermani pagat nisin nga 500 euro deri në 1 760 euro. Grupmosha mbizotëruese e shoferëve të transportit publik është mbi 50 vjeç, por të dhënat  e marra në Drejtorinë e Transportit Rrugor tregojnë se mosha mbizotëruese e shoferëve të autobusëve dhe minibusëve është 38 vjeç.

Krahas mungesave si pasojë e emigrimit të shoferëve, sipas të dhënave të marra në DPSHTRR nga viti në vit ka edhe një ulje të personave që marrin patentën për autobus dhe minibus.

Transporti publik urban aktualisht në Shqipëri nuk punon me kapacitet të plotë. Burime për Euronews Albania tregojnë se ka qytete që po ofrojnë transport me vetëm 1 autobus.

Në Shkodër para pandemisë ka pasur 6 autobusë, sot ka vetëm 3, në Fier ka pasur 5 dhe tani ka vetëm 1, në Dibër nga 4 para pandemisë, numri ka shkuar në 1. Durrësi, Elbasani dhe Vlora operojnë me 50% të kapacitetit të autobusëve, ndërsa Tirana me thuajse 70%.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Joe...

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk...

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

TË FUNDIT

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...