Një automjet është djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.
Automjeti tip “Mitsubishi” është në pronësi të 54-vjeçarit Sokol Kroni, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së policit.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet një person i cili ka vendosur në kokë kapele dhe kapuç teksa i afrohet automjetit.
Pasi i vendos flakën automjetit, ai largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, teksa policia vijon hetimet.
LEXONI GJITHASHTU
- Makina inteligjente e policisë u pezullon patentën 60 shoferëve
- Katër policë nën hetim për arratisjen e 21-vjeçarit në Korçë