Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale në pronën e 46-vjeçarit.
Autobusi i tij i parkuar para lokalit është dëmtuar gjithashtu.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje,” thuhej në njoftimin e policisë
Në video shihet një person me flokë të gjatë me një pardesy sipër që vendos lëndën plasëse te dera e lokalit dhe te mjeti i policit dhe largohet me vrap.
LEXONI GJITHASHTU: