3.800 çështje për të cilat ishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë nuk do te shqyrtohen, dhe 1000 te tjera po listohen për të dalë nga kjo gjykatë.
Udhëzimin e ka firmosur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili thotë se lëvizja është ndërmarrë për lehtësimin e stokut me më shumë se 30 mijë çështje.
Ky stok ka ekzistuar edhe kur Gjykata e Lartë funksiononte me kapacitet të plotë, por u rëndua nga procesi i vetingut, që la ne detyrë 13 nga 19 gjyqtarë.
Manja tha se administrata dhe kompanitë me kapital shtetërore heqin dorë nga çështje të cilat i kanë humbur në të dyja shkallët apo nga padi për dëmshpërblim.
LEXONI GJITHASHTU: