Institucione shtetërore dhe kompani private po këshillojnë studentët për tregun e punës.
Panairi u mbajt në mjediset e fakultetit të Historisë-Filologjisë.
Dekani Sabri Laçi thotë se punësimi i studentëve është një preokupim i vazhdueshëm i gjithë stafit pedagogjik.
“Prej kohësh, jemi preokupuar, pikërisht për këtë arsye kemi organizuar këtë vit Panairin e Punës, në të cilin marrin pjesë institucione publike e private, agjenci, institucionet me të cilat bashkëpunojmë, dhe ku punësohen studentët tanë. Qëllimi i këtij panairi është të mundësohet komunikimi midis punëdhënësit dhe punëmarrësit potencial që del nga Fakulteti i Histori – Filologjisë dhe i Gjuhëve të huaja. Mund të mundësohen praktike e pse jo ndonjë vend pune”, tha Sabri Laçi.
Sipas tij, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për studentët.
LEXONI GJITHASHTU: