Kryeministri, Edi Rama ka emëruar Hantin Bonati në postin e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Me këtë vendim, Bonati është rikthyer në detyrën që ka mbajtur më parë.
Bonati ishte emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2017.
Në qershor 2021, ai u largua nga detyra për t’u emëruar AlbControl.
Gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, gjithashtu janë emëruar në detyrë disa anëtarë të bordit mbikëqyrës së Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Pjesë e bordit është bërë ish-deputetja socialiste, Vasilika Hysi, shkrimtari Ylljet Aliçka, Iris Luarasi dhe Leart Kola.