Nga 616 testime të bëra në 24 orët e fundit, 36 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19.
Asnjë person nuk ka humbur jetën prej më shumë se dy javë dhe 23 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 272 247.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-COVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.