Mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës ka arrestuar holandezin Kevin Ron De Baat, pasi është kapur më kokainë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari fillimisht u shoqërua nga policia gjatë një konflikti në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.
Por, pas kontrollit iu gjet lënda narkotike dhe u mor vendimi për arrestimin e tij.
Mbi të rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU: