GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e Radiotelevizionit Shqiptar Thoma Gëllçi me akuzë e shpërdorimit të detyrës

Si masë plotësuese gjykata caktoi edhe heqjen e të drejtës Gëllçit për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Vuajta e dënimit sipas treshes së gjyqtarëve do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gëllçi ka rreth 8 muaj në burg dhe sipas përllogaritjeve i mbetet të vuajë edhe 3 muaj burg.

Edhe për 4 anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave u vendos dënimi me nga 1 vit burg, por pritet të lirohen pas pak ditësh pasi e kanë ezauruar dënimin në paraburgim.

Ish-drejtori i RTSH bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre

Gëllçi u arrestua më 8 tetor gjatë një operacioni të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë...

TË FUNDIT

Zeka: Tensionet në Veri të koordinuara nga Kurti e Vuçiç për të fshehur dështimin

Analisti Milaim Zeka thotë se takimet në Bruksel mes liderit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç  nuk ka për qëllim...

Bie në kanal, humb jetën 51-vjeçari në Laç

Një 51-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së enjtes në Laç. Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale sqaroi se 51-vjeçari Y.T dyshohet se ka...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?