Zero kredi për rindërtimin, Shqipëria s’ka marrë asnjë financim nga donatorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta që u ofruan nga donatorët e huaj për rindërtimin.

Nga të dhënat e siguruara nga Euronews Albania pranë regjistrit të borxhit publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se në total janë marrë 16 linja kredie nga institucionet financiare ndërkombëtare nga viti 2020 deri më sot, por asnjëra prej tyre nuk ka pasur si qëllim rindërtimin.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin në atë kohë dhe sot numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj do të tregonte se Shqipërisë iu ofruan gjatë konferencës së donatorëve në Bruksel 1.15 miliardë euro, prej të cilave 750 milionë kredi të buta.

“Janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët qoftë në aspektin e interesit, të kostos së parsë dhe operacionit”, është shprehur Ahmetaj.

Por edhe zyrtaret e qeverise u treguan entuziastë për linjat e kreditimit e ofruara për Shqipërinë, rindërtimi deri më sot është financuar përmes borxhit publik: bono thesari dhe Eurobond, të cilët kanë norma interesi më të larta se kreditë që ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare.

Disa i kanë edhe në 2 për qind, Islamik Bank është me interesa gati gati tek 1”, ishte shprehur Ahmetaj.

Madje vetë Ahmetaj firmosi një marrëveshje kredie me vlerë 90 milionë euro mes Shqipërisë dhe Italisë në gusht të 2020-s me ambasadorin Fabricio Bucci.

Por asnjë cent nga kjo kredi nuk rezulton në regjistrin e borxhit publik.

Deri më sot rindërtimi ka marrë 540 milionë euro fonde në buxhet, por asnjëra nga këto nuk i është nënshtruar rregullave standarde të prokurimit publik. Duke përfituar nga aktet normative të emergjencës, shumica e kontratave janë lidhur përmes procedurës së kufizuar dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Nëse kreditë do të ishin marrë pranë FMN, BERZH, KFw apo Bankës Botërore, autoritetet do t’u ishin nënshtruar rregullave strikte të tenderimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë për rritjen e transparencën në përdorimin e fondeve të rindërtimit, por e vetmja përgjigje e qeverisë ka qenë rritja me 30% e vlerës së kontratave për t’i shpëtuar kompanitë nga humbjet e mundshme si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

PES ‘refuzon’ Metën? Braimllari: Nuk kemi bërë kërkesë për të marrë pjesë në Kongres

Sekretari Organzativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari thotë se lajmi që qarkulloi në media, për faktin se kreut të kësaj force politike Ilir...

Shkon në 36 numri i viktimave nga sulmi në Tajlandë, mes tyre 23 fëmijë

Të paktën 36 persona kanë vdekur, mes tyre 23 fëmijë, në masakrën në një qendër të kujdesit për fëmijët në verilindje të Tajlandës. Sulmuesi i...

FOTO | Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES-it? E-maili që qarkulloi

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që...

TË FUNDIT

“Arrest shtëpie” për ish-deputetin e PS-së, gjykata pranon kërkesën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga qelia, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e tij për masë sigurie më të butë. Gjykata pranoi...

Qindra fluturime të anuluara për shkak të grevës së pilotëve në Gjermani 

Greva e pilotëve të linjës ajrore me kosto të ulët Eurowings e detyroi kompaninë gjermane të anulojë rreth 250 fluturime sot. Një degë e Lufthansa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?