Mëngjeset në liqenin e Shkodrës janë magjike.
E kjo magji e shoqëruar me meloditë e këngëve të bukura shkodrane, luajtur në violinë i japin një dimension tjetër së bukurës.
Mjeshtrat e muzikës Lorenc Radovani dhe Bert Naraçi përformuan në ditën e “Festës së Liqenit” për rreth 1 orë në Shirokë.
Gjatë interpretimit nuk munguan as fanatikët e liqenit të cilët e nisin çdo mëngjes pranë Shirokës.