293 persona janë infektuar me COVID në Shqipëri. Rezultati erdhi nga 1080 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Asnjë humbje jete nuk është shënuar, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 273 620, me 149 që janë shëruar në 24 orë.
Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 9 pacientë.
Në gjithë Shqipërinë janë 1 387 qytetarë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID.
“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.