Bojkoti i avokatëve po mban peng proceset gjyqësore. Në Korçë, avokatët sot kanë shënuar ditën e parë të braktisjes së masave të sigurisë, duke pretenduar kështu t’i japin një zë akoma më të fortë protestës së tyre.
Në Vlorë, avokatët janë mbledhur sërish në një takim, ku kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën. Ata kanë vendosur që mos të marrin pjesë në seancat e sigurisë të parashikuara më datat 27, 28 dhe 29 qershor. Ndërkohë që bojkoti ka përfshirë edhe seancat e tjera që ishin planifikuar sipas radhës. Në total në qytetin e Vlorës, vetëm gjatë këtyre 3 ditëve parashikohet që të dështojnë 316 seanca.
Edhe Dhoma e Avokatisë në Durrës ka vendosur që reagojë më fuqishëm ndaj hartës së re gjyqësore. Në të njëjtat datat me Vlorën, 27 28 dhe 29 qershor edhe avokatët e Durrësit kanë vendosur në mënyrë unanime që të mos marrin pjesë në asnjë seancë gjyqësore, masë sigurimi, si dhe kanë vendosur që të braktisin veprimet hetimore dhe shfuqizimin e listave kryesisht.
LEXONI GJITHASHTU: