Të paktën 1 miliardë duhanpirës numërohen globalisht dhe sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) parashikohet se ky numër nuk do të reduktohet në vitet e ardhshme.
Ndaj dhe mund të jetë krejtësisht logjike që të kthehemi nga shkenca dhe teknologjia për të gjetur një zgjidhje të këtij shqetësimi.
Por, si në shumë raste të tjera historike, gjetjet inovative shpesh hasen me skepticizëm dhe koncepti i reduktimit të dëmit nga tymi i cigares nuk përbën përjashtim.
Pikërisht këtë skepticizëm kompania PMI po mundohet ta tejkalojë për të arritur në një zgjidhje, e cila përmirëson shëndetin e popullsisë në tërësi. Gjatë një prej eventeve më të rëndësishme të novacionit
“Technovation”, prezent ishte dhe Zëvendësi Presidenti i Komunikimit Global të PMI, Tommaso Di Giovanni, i cili trajtoi pikërisht këtë qasje.
“Impakti që kanë dhënë metodat ekzistuese për menaxhimin e duhanit gjatë viteve të fundit, nuk është i njëjtë me ritmin që kishin kur u formuluan, ndaj dhe mendoj që ka hapsira për qasje më gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar procesin e eliminimit të cigareve.
Por, për një lëvizje të tillë është i nevojshëm bashkëpunimi me shkencën, teknologjinë dhe inovacionin”, u shpreh Di Giovanni.
Tanimë shtete si Zelanda e re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Britania e Madhe kanë treguar se këto qasje të reja sjellin ndryshim në menaxhimin e problemit të duhanpirjes. “Mund të marrim shembullin e Zelandës së re e cila për të ulur duhanpirjen, ka implementuar ligje më kufizuese për cigaret.
E ndërsa nga ana tjetër, ka prezantuar për duhanpirësit e rritur alternativat si cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje, duke lejuar edhe informimin e konsumatorëve për to”, shpjegon Tommaso Di Giovanni.
Duke patur alternativa të tjera me risk të reduktuar, menaxhimit të duhanpirjes i shtohet edhe një tjetër strategji në arsenal.
Por, vështirësia qëndron edhe tek pengesat që hasin koncepte si reduktimi i dëmit.
Nga mungesa e një dakordësie mes organizatave, institucioneve dhe industrive, ai që vuan pasojat është pikërisht qytetari.
“Në kushte të tilla për duhanpirësin është e vështirë që të kuptojë diferencën mes dy produkteve dhe të marrë vendimin për të kaluar tek alternativat pa tym. Qartësisht si mund një duhanpirës të kalojë tek një pajisje elektronike e cila i ndryshon rutinën dhe mund të mos japë shijen e njëjtë si cigarja që digjet, pa patur informacionin se kjo zgjedhje i redukton riskun?”, vijon Zëvendës Presidenti i komunikimit global.
Duke mos u tejkaluar ky hendek, pasoja më e rëndë është që duhanpirësit vazhdojnë të konsumojnë cigare, kur sot kanë mundësinë për të reduktuar deri në 95% të toksinave prej të cilave ekspozohen që gjenerohen nga djegia.
“Sot kemi një gamë të dhënash nga kërkime shkencore që mbështesin faktin se produktet me ngrohje, bazuar mbi kontrollin e cilësisë dhe rregullatorëve, janë alternativa më të sigurta për ta”, shprehet eksperti.
Ndër vite ka shembuj, si Suedia, Japonia, Australia, Greqia, Portugalia apo Italia, të cilët kanë bërë ndryshime që në ligjet e tyre duke përfshirë diferencimin e produkteve të duhanit, kështu edhe trajtimi i tyre është i bazuar edhe në frymën e re.
“Po shohim një numër të madh shtetesh të cilët zgjedhin që të përqafojnë ndryshimin, edhe pse ky ndryshim vjen me hapa të ngadaltë, në fund të gjithë duan një të ardhme më të mirë”, përmbylli Tommaso Di Giovanni.