Shqiptarët janë të fiksuar pas armëve. Këtë e tregojnë dhe sasitë e mëdha të arsenalit të konfiskuara vetëm javën e shkuar.
Por, për ata që duan të jenë në rregull me ligjin, poligonet janë një ambient që frekuentohet rregullisht.
“Vijnë shumë shpesh, herë në javë ose më shumë”, u shpreh Begator Mane, ekspert poligonesh.
Mosha mesatare e atyre që kanë pasion gjuajtjet me armë sipas statistikave të poligoneve, është 35 vjeç. Numri i femrave ka ardhur gjithnjë një rritje. Tashmë zënë 35 %.
Një fishek kushton 80 lekë. Nëse përdor armën personale çmimi është më i ulët.
Në Shqipëri ka rreth 1300 persona që kanë armë me leje, përveç pushkës së gjahut.
“Politikanë, gjyqtarë, murator, njerëz të thjeshtë”, u shpreh Begator Mane.
Armët mund të blihen në dyqanet e licencuara, e më pas bëhet dhe trajnimi fizik dhe teorik, nga çdo shtetas mbi 25 vjeç.
Ai duhet të ketë vërtetim nga një grup mjekësh, përfshirë dhe psikologun se është i aftë fizikisht e mendërisht për të mbajtur armë, e më pas aplikon në e-albania për leje.
“Pastaj policia vlerëson nëse është apo jo në rregull për t’í dhënë armën”, tregon më tej Mane.
Kanë qenë jo pak rastet kur kërkesat për t’u pajisur me armë me leje janë refuzuar nga policia. Kjo e fundit ka mbajtur nën vëzhgim disa nga poligonet ku mendohet se stërviten kontingjentet e krimit.
Në vend janë 5 poligone privatë të të licensuar dhe 2 shtetërorë.
LEXONI GJITHASHTU: