Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për 8 persona të cilët kanë qenë me detyrë numërues në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.
Pas kallëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe hetimeve nga organi i akuzës, ka rezultuar se këta persona kanë falsifikuan materialin zgjedhor dhe rezultatin e zgjedhjeve në dy qendra votimi në qarkun e Elbasanit.
Në QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, grupi i numërimit përbëhej nga shtetasit Erald Karriqi,Ylli Kukaj, Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.
Ndërsa, në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, grupi i numërimit përbëhej nga shtetasit; Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla.
Këta numërues kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit, numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
LEXONI GJITHASHTU