E lajmëruan me mesazh për tritolin, detaje nga shpërthimi i makinës në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, Suida Kuka iu vendos tritol në makinën e saj, paditen e së martës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njeh numrin. Ndërkohë  policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Nga ana tjetër në dëshminë në polici, Kuka ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen “Vojo Kushi” për të parë lëvizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës, megjithatë ajo çfarë bëjnë me dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së Kukës.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Qeveria e Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit

Qeveria kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit në Kuvend. Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike...

Koreja e Veriut refuzon ofertën e Jugut për ndihmë

Koreja e Veriut ka refuzuar ofertën e Koresë së Jugut për mbështetje ekonomike në këmbim të denuklearizimit. Kim Yo Jong, një zyrtare e lartë dhe...

Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit të Zaporizhias do të ishte vetëvrasje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres deklaroi se është shumë i shqetësuar për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia në Ukrainën jugore dhe...

TË FUNDIT

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?