Përfshirja e suksesshme e romëve në tregun shqiptar të punës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 

Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian në tregun e punës është një nga sfidat më të vështira. Organizatat për të drejtat e romëve thonë se arsyet kryesore janë paragjykimi, diskriminimi, mos arsimimi i tyre dhe mos të paturit një zanat, çka ua ka vështirësuar rrugëtimin drejt punësimit të tyre. Por ka edhe raste suksesi, romë dhe egjiptianë që kanë mbaruar studimet universitare dhe sot punojnë në profesionin e tyre. I tillë është dhe rasti i Olsi Sherifit. Ai ka përfunduar studimet për gazetari në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dhe ka 5 vite që punon në Radio Televizionin Shqiptar, si gazetar i lajmeve në gjuhën rome. Përveç kësaj ai është aktivist dhe angazhohet me projekte të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e komunitetit dhe për gjuhen rome. Por rrugëtimi i tij drejt profesionit dhe karrierës nuk ka qenë i lehtë, sidomos në fillimet e tij.

“Unë kam nisur punë që në moshën 16 vjeçare duke shitur pajisje elektronike në tregun që ndodhej pranë spitalit nr. 5. Shkollën e mesme e vazhdoja rregullisht. Derisa një ditë vendosa që gjatë pushimeve verore, të emigroja në Greqi, Kretë. Aty fitoja shumë para, pasi punoja me muzikë së bashku me kushëririn tim që i dinte shumë mirë këngët e vjetra greke dhe u angazhova me të. Më tej, në vitin 2011 njoha një djalë nga Kroacia në një kamp veror dhe u bëmë shokë, dhe nga ajo marrëdhënie në e-mail më erdhi një mesazh nga një drejtor i një organizate rome, i cili më shpreh që duhet t’i kushtoj rëndësi edukimit dhe të vazhdoj studimet.”- rrëfen Olsi Sherifi.

Kjo e motivoi Olsin të vazhdonte studimet e larta. Qe në fillimet e universitetit ai është angazhuar në organizata të vogla lokale për të punuar për të drejtat e romëve por edhe për vazhdimësinë e gjuhës rome. Por ai thotë se edhe pse ia ka dal, integrimi i komunitetit rom në shoqëri është sfidë që nuk është luftuar ende: “Punësimi i romëve është sfidë në vete, ka shumë probleme. Vështirësinë më të madhe e hasin grupi i individëve të cilët nuk janë të arsimuar ose nuk kanë një profesion të caktuar, dhe e gjejnë veten të përjashtuar në çdo lloj fushe punësimi. E vetmja mundësi për ta është mbledhja e mbetjeve të riciklueshme. Për të rinjtë romë të diplomuar, organizatat janë mbështetja kryesore për punësimin.”

Për eksperiencën e tij në tregun e punës ai tregon që nuk e ka ndjerë paragjykim dhe këtë ai e lidh me faktin se ka qenë i shkolluar dhe i aftësuar në fushën e tij të punës. Ai tregon për ëndrrat që ka pasur për televizionin që vite më parë, dhe sidomos për të pasur një emision kulturor që lidhej me talentet në fushën e muzikës dhe kërcimit:“ Ibrahim Tatlises është idhulli im, unë i kam ndjekur prej vitesh këngët e tij, filmat dhe emisionin “Ibo Show” që drejtohej po nga z. Tatlises. Kam bërë shumë përpjekje për të ushqyer ëndrrën time, por nuk më është dhënë mundësia për ta realizuar këtë projekt.”
Olsi thotë që nuk është dorëzuar ende, ai po punon shumë që ta realizoj ëndrrën e tij, dhe një dite ai te ketë emisionin e tij.

Një tjetër histori suksesi nga komuniteti rom në tregun e punës është edhe ai i bojaxhiut që tashmë ka edhe biznesin e tij E. Murati. E.Murati një burrë rreth të 40-tave që jeton dhe punon në Fier është një tjetër rast suksesi, që falë punës së tij jo vetëm, që mban familjen por ka punësuar dhe të tjerë.

Ai është banor në fshatin Baltez, Fier. E.Murati është me profesion bojaxhi. Nëpërmjet këtij profesioni ai ka krijuar një brigadë të vogël të rinjsh me të cilët lyejnë shtëpitë dhe banesa të tjera: “Unë kam emigruar që i ri në Greqi, konkretisht në Selanik ku kam bërë shumë lloj punësh në fillim. Por më vonë nisa të punoj si bojaxhi. Punova disa vite, e mora profesionin dhe më pas u ktheva në vendin tim. Në Shqipëri kam plot 12 vite që punoj si bojaxhi madje kam punësuar edhe disa të tjerë po nga komuniteti rom. Ne ndihemi rehat, punojmë, e kemi mësuar zanatin dhe të gjithë na respektojnë por edhe na kontaktojnë për t’ju bërë punën, lyerjen e shtëpive.”

Ai tregoi që është i kënaqur nga puna që bën, e cila edhe pse është e lodhshme ai bën mjaftueshëm para për të mbajtur edhe pesë pjesëtarë që ka në familje, dy prindërit, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Madje ai tha se nuk e mendon emigrimin në një vend tjetër sepse përveç se fiton mjaftueshëm, ai është shumë i respektuar dhe aspak i paragjykuar në vendin ku jeton dhe punon.

Brejdon Xhavara, gazetar dhe aktivist për të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian po ashtu e konfirmoi se komuniteti rom haset me vështirësi për të gjetur punë: “Romët dhe egjiptianet e kanë të vështirë të integrohen në tregun e punës, duke nisur nga historiku se një pjesë e madhe nuk janë arsimuar dhe kanë zgjedhur të bëjnë punë të vogla si riciklues, tregtarë rrobash të përdorura etj. Kjo ka sjelle që këto punë të trashëgohen. Diskriminimi është prezent në zyrat e punës, kompanitë dhe zyrat e administratës. Edhe për ata është e vështirë përshtatja me punë të tjera sepse janë mësuar ti marrin lekët në dore sapo e kryejnë punën, ndoshta angazhimi i tyre në punë të tjera i frikëson pak edhe ata sepse do duhet të jenë tetë orë në punë, me rregulla, në një kolektiv pune ku edhe rrogën do duhet ta marrin një here në muaj.”

Z.Xhavara rekomandon që punët që ata kryejnë të këtë një kohë tranzicioni të paktën dy vite për te kaluar në pune formale, tranzicioni të fillojë nga punë qe ata i kryejnë aktualisht, ndërkohë duhet të ofrohen më shumë kurse apo shkolla profesionale që pason me një praktikë 1 vjeçare në kompani të ndryshme si një nxitje për tu punësuar. Nëse ata do jenë të shkolluar apo do të zotërojnë një profesion të caktuar ky është një hap i madh për integrimin e tyre në tregun e punës.

Komuniteti rom dhe egjiptian vazhdon të përballet me vështirësi të shumta nga diskriminimi, të mungesa e arsimimit, mungesa e të paturit një profesion çka sot këto arsye i mbajnë larg integrimit të tyre në tregun e punës.Sipas OJQ-ve që punojnë për të drejtat e romëve ata thonë se shumë prej tyre zgjedhin të bëjnë vetëm punë joformale. Sipas një studimi të 2016 nga UNDP, rreth 31.6% e romëve dhe 13.3% e egjiptianëve punojnë në tregun e veshjeve të përdorura, ndërsa 35.1% e romëve dhe 12.8% egjiptianëve gjejnë punë duke mbledhur materiale të riciklueshme.

Vitet e fundit, në Shqipëri ka pasur disa përpjekje institucionale për të integruar komunitetin rom dhe egjiptian në tregun e punës. Qeveria ka organizuar disa aktivitete që promovojnë programe të cilat ofrojnë kurse profesionale dhe është e angazhuar të gjejë mënyra për zgjidhjen e kësaj problematike, në kuadër të angazhimeve të nënshkruara në Deklaratën e Poznanit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2019. Gjashtë krerët e shteteve u zotuan se do të angazhohen për arritjen e këtij objektivi: “Rritjen e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik dhe rritjen e shkallës së punësimit të romëve në të paktën 25 për qind. ”

Gjithashtu një rekomandim tjetër që mund të aplikohet është që të motivohen qytetarët romë të deklarojnë punën tyre, duke mos i’u hequr ndihmën sociale menjëherë por gradualisht. Kontributet sociale dhe taksat mbi pagat janë të papërballueshme për punonjësit me të ardhura të ulëta, pasi paga neto e mbetur është e pamjaftueshëm për të siguruar një jetesë të denjë. Kontributet sociale dhe taksat duhet të subvencionohen nga shteti në fillimet e tyre kur ata ta deklarojnë punën e padeklaruar, dhe më pas të hiqet gradualisht.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

"Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në...

Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e...

Plagosi inspektorin e IMT-së, 55-vjeçari del para gjykatës

Prej orës 11:00 ka nisur vlerësimi i kushteve të arrestimit në flagrancë të shtetasit Qani Muça, ndaj të cilit rëndon akuza e "Vrasjes së...

TË FUNDIT

Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

"Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në...

Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e...

Plagosi inspektorin e IMT-së, 55-vjeçari del para gjykatës

Prej orës 11:00 ka nisur vlerësimi i kushteve të arrestimit në flagrancë të shtetasit Qani Muça, ndaj të cilit rëndon akuza e "Vrasjes së...

‘Shqipëria pa zot shtëpie’, Molla: Jo flamur të huaj në institucionet shtetërore

Leon Molla, një qytetar shqiptar i shpallur 'non grata" nga Turqia pasi ishte organizatori i një proeste ku u hoq flamuri turk në HEC-in...

Hoqi flamurin turk nga HEC-i i Mirditës, Molla: Jam “non grata” nga Turqia e Serbia

Leon Molla, është një qytetar shqiptar i cili u shpall "non grata" nga Turqia dhe u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?