Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.943 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 671 qytetarë.
Janë 3.685 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274.955 që nga fillimi i epidemisë.