Bashkimi Evropian kundërshton amnistinë fiskale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BE-ja nënvizon se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Sipas Bashkimit Evropian, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në këtë ligj dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.

Pak ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se qeveria nuk ka marrë një miratim nga institucionet e Bashkimit Europian dhe njësia e Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave Moneyval për projektligjin “Për Amnistinë Fiskale”.

Ajo nënvizoi se drafti u është prezantuar institucioneve ndërkombëtare por është ende në fazë diskutimi.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fenomeni i pazakontë natyror në Halkidiki shtang banorët

Një fenomen mbresëlënës natyror ka ndodhur mëngjesin e së dielës në ishullin Halkidiki, në Greqi, kur për shkak të kushteve të këqija atmosferike, mbi...

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të...

Plagosi me thikë fqinjin për motive pronësie, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë mesditën e së dielës në lagjen nr.4 të qytetit. Burime nga blutë e qytetit...

TË FUNDIT

Fluks automjetesh Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas...

1 i plagosur me thikë pas konfliktit mes fqinjëve në Korçë

Konflikti mes dy fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?