Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID. Dy qytetarët të moshave 64-74 vjeç nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.
Ndërsa, nga 2,153 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 4,235 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.
377 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 974
Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153
Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506
LEXONI GJITHASHTU