Ky nuk është një rezervuar me panoramë të këndshme. Ky është kanali i ujërave të zeza, që kalon mes për mes zonës së “Fshatrave Turistike” në Qerret të Kavajës.
“Ku ka turizëm këtu, çfarë turizmi? Turizëm me ujëra të zeza?!” thotë një banor i zonës.
Në këto temperatura të larta, kanali kundërmon erë dhe është “strehë” për një sërë insektesh.
“Shumë shqetësuese është, sidomos për në darkë, se ditën është më ndryshe”, shprehet një tjetër.
Turistët thonë se e kanë vënë në dijeni pushtetin vendor për problemin e tyre.
“Çdo vit e më keq. E kemi ngritur shqetësimin, por s’ka marrë asnjëherë asnjë zgjidhje”, ankohet një banor.
Në fillimet e tij ishte menduar si kanal ujëmbledhës i ujërave të tepërta.
Mirëpo prej vitesh duket se e ka humbur këtë funksion, duke u kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza, derdhja e të cilave bëhet në det.
Përveç mundësisë së përhapjes së infeksioneve, edhe këtë sezon veror kanali dëmton imazhin estetik të zonës që turizmin e ka motor të ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU: