Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të tjera, ku përjashtohen masat që kanë të bëjnë me të miturit.
Vendimi do të zbatohet duke filluar nga dita e nesërme e deri më 17 korrik, ndërsa kanë kërkuan edhe mbajtjen e një proteste përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Bojkoti i seancave gjyqësore do të vijojë pa afat.
Pas datës 17 korrik, DHKA pritet të marrë një tjetër vendim në lidhje me bojkotin në lidhje me masat e sigurisë, në varësi edhe të përgjigjes nga qeveria.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.
Haxhia bëri me dije për mediat se të mërkurën do të mblidhet Komisioni i Disiplinës për Avokatët.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.
LEXONI GJITHASHTU