Ndryshimi në 10 vite| Pronat, 60% më shtrenjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur me 60% në 10 vite. Norma është më e lartë se në Bashkimin Europian, ku rritja është shënuar 45%.

Në vitin 2013 një banesë në Tiranë kushtonte 62 mijë euro, ndërsa çmimi i saj sot ka arritur 100 mijë euro. Vlera e saj është rritur me rreth 60% në një dekadë, ndërsa ndërtimi është bërë sektori kryesor i rritjes ekonomike në vend. Të dhënat ilustrohen sipas `Indeksit Fischer` të Bankës së Shqipërisë, një nga treguesit zyrtarë që matin ecurinë e çmimit të banesave në kryeqytet dhe në rrethe.

Pronat zënë rreth 80% të pasurisë së familjeve shqiptare.

Ato janë burimi më i sigurt financiar për ta, nëse shtojmë faktin se 65% e pasurisë përfaqësohet nga banesa kryesore, dhe mbi 90% e familjeve e zotërojnë banesën ku jetojnë.

Rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka qenë e ndjeshme në pjesën dërrmuese të vendit, veçanërisht në pjesën qendrore dhe në bregdet.

Ndërkohë, Eurostat ka matur ndryshimin e çmimit të pasurive të paluajtshme në vendet e Bashkimit Europian. Në një dekadë, në të gjithë zonën euro çmimet janë rritur me 45%. Në vende si Hungaria, Estonia e Luksemburgu, vlera është rritur me mbi 130%, ndërkohë që janë vetëm 3 shtete, ku çmimet janë zhvlerësuar, Itali, Greqi e Qipro.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

26 viktima, traktori me rimorkio bie në një liqen në Indi

Një traktor bujqësor me një rimorkio plot me njerëz u përmbys dhe ra në një liqen në veri të Indisë, duke vrarë 26 persona,...

Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë

Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje...

Një uragan shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

Ian, një nga uraganet më të forta dhe më të këqija që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, mori 54 jetë, me 47 vdekje të konfirmuara...

TË FUNDIT

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?