3 viktima në atentatin e Fushë-Krujës, sulm kibernetik | 5 ngjarjet e javës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • 4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Fushë Krujë ku humbën jetën 3 persona, Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por është qelluar dhe nga afër me armë.

Lexoni për më shumë: 4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Pamje nga vendngjarja

  • ‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Lexoni për më shumë: ‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Platforma e-Albania

  • Zbulohet data e konferencës së parë ndërqeveritare për RMV-në

Konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 19 korrik.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton korrespondentja e Euroneës Albania, Ferikan Iljazi.

Të shtunën, deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Lexoni për më shumë: Zbulohet data e konferencës së parë ndërqeveritare për RMV-në

Kuvendi në RMV

  • Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Vlera e Euros dhe dollarit është barazuar për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia europiane po i drejtohet një recesioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sot 1 euro është baraz me 1 dollar. Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare.

Lexoni për më shumë: Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Euro dhe dollari

  • Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% te kapaciteteve.

Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

Lexoni për më shumë: Vlora e boshatisur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta

Plazh në Vlorë

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?