Dosjet e vonuara në drejtësi, 120 mijë stok në gjykata

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vettingu i nisur në vitin 2018 vuri në vështirësi duke rrezikuar kolapsin e sistemit. E para që ngeli pa gjyqtarë ishte Gjykata Kushteteuse e cila nuk ishte funksionale për gati dy vite.

Edhe sot ajo nuk është e plotë, por ka numrat për të shqyrtuar çështje. Ajo që u godit më fort ishte Gjykata e Lartë e cila mbeti vetëm me 1 anëtarë nga 19 që duhet të kishte.

Në fillim të këtij viti numri i dosjeve stok ishte 35, 822 çështje. Aktualisht gjykata ka në organikën e saj 16 gjyqtarë.

Në një llogari të bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëse gjykata do kishte 19 gjyqtarë do të fuheshin 4.2 vite për të përfunduar stokun. Këtu nuk llogariten dosjet e reja që regjistrohen.

Kur i gjithë fokusi ishte tek Gjykata e Lartë po krijohej një tjetër gangrenë në sistem, Gjykatat e Apelit.

Vettingu vazhdonte punën e tij duke shkarkuar dhjetra gjyqtarë të apeleve. Ndërsa, Këshilli i Lartë Gjyqësor e kishte të pamundur zëvendësimin e tyre.

Shkolla e magjistraturës nuk diplomon aq sa është nevoja e sistemit. 28 mijë dosje stok numëroheshin në apelet me juridiksion të përgjithshëm.

17,700 janë vetëm në atë të Tiranës dhe nëse një qytetar i drejtohet për zgjdhje kësaj gjykate, do t’i duhet të presë 16 vite.

Më e rëndë është situata në apelin admnistrativ ku në fillim të këtij viti prisnin për shqyrtim 18 500 dosje. 21 vite do duhet të priste një qytetar për të marrë zgjidhje.

Në të gjitha Gjykatat e Apeleve mungojnë 57 gjyqtarë. Qytetarët e kanë të vështirë të marrin drejtësi edhe në gjykatat e shkallëve të para.

Ato e kanë nisur këtë fillim viti me mungesën e 30 % të gjyqtarëve. Stoku arrin shifrën e 36,600 çështjeve me të cilën është nisur ky vit.

Rreth 20 mijë i përkasin vetëm Gjykatës së Tiranës. Shifra mund të jetë rritur më shumë pasi gjatë muajve të këtij viti janë shkarkuar edhe disa gjyqtarë të tjerë.

Në total në të gjitha shkallët e gjyqesorit stoku arrin në rreth 120 mijë dosje.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?