Kosova shtyn reciprocitetin me Serbinë, 5 zhvillimet kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Qeveria e Kosovës shtyn me 1 muaj reciprocitetin pas tensioneve në Veri

Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.

Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes së të dielës pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës ku qytetarë serbë bllokuan pikat kufitare.

Lexoni me shume: Qeveria e Kosovës shtyn me 1 muaj reciprocitetin pas tensioneve në Veri

  • ‘Kosova ka të drejtë’, Rama thirrje Vuçiçit të mos nxisë grupet në Veri

Edi Rama, kryeminister i Shqiperise

Kryeministri Edi Rama e cilësoi zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë si një e drejtë e shtetit të Kosovës për të ushtruar sovranitetin territorial.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez, Rama tha se temë e bisedës kishte qenë edhe Kosova. Teksa u ndal tek situata në Veri të Kosovës,  Rama tha se zbatimi i marrëveshje të nënshkruara është e drejtë dhe detyrim i një shteti të poavarur si Kosova.

Lexoni me shume: ‘Kosova ka të drejtë’, Rama thirrje Vuçiçit të mos nxisë grupet në Veri

  • Kremlini i del në krah Serbisë pas tensioneve në Veri

Putin-Vuçiç

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Rusia mbështet në mënyrë absolute Serbinë kur bëhet fjalë për situatën aktuale me Kosovën dhe se ai beson se veprimet e Prishtinës ndaj serbëve që jetojnë në veri të krahinës janë të pabaza.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, shkruan Euronews Serbia.

Lexoni me shume: Kremlini i del në krah Serbisë pas tensioneve në Veri

  • VIDEO/ Sulmohet gazetari i Euronews Albania në Mitrovicë të Veriut

Kosovë Gjoci

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci është goditur me një bidon nga ballkoni i një banese në Mitrovicë të Veriut, teksa po raportonte për situatën atje.

Në video e raportimit shfaqet momenti kur gazetari kthen kokën, pasi goditet me bidon.

Në momentin që  ndodhi incidenti ai ishte shoqëruar nga kolegia nga Kosova, fotografja e gazetës “Zëri” dhe agjencisë së lajmeve Reuters, Laura Hasani.

Lexoni me shume: VIDEO/ Sulmohet gazetari i Euronews Albania në Mitrovicë të Veriut

  • Nis heqja e barrikadave në Veri të Mitrovicës

Pamje nga Veriu

Në Rudarë ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica. Nëpër të kalon rruga për në Jarinjë.

Lexoni me shume: Nis heqja e barrikadave në Veri të Mitrovicës

 

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?