3 javë pas sulmit kibernetik, rikthehen në normalitet shërbimet në e-Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas thuajse tre javësh nga sulmi kibernetik, shërbimet publike online janë rikthyer në normalitet të plotë në platformën e-Albania.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjensia Kombëtare e Informacionit (AKSHI) përmes një njoftimi për mediat.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës, deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme, ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike, janë disa nga shërbimet e tjera në funksion të plotë.

Ndërsa, shërbimet e tilla si njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike, ende nuk ofrohen plotësisht,

AKSHI informon se janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në adminstratë.

Faqja e internetit, “HomelandJustice”, e cila prej disa ditësh dërgon mesazhe në formë shantazhi, ka publikuar emailet e shkembyera mes kryeministrit dhe punonjësve e qytetarëve.

Një pjesë e tyre janë denoncime, vlerësime dhe propozime në adrese të kreut të qeverisë.

Qeveria nuk ka dalë me një qendrim përfundimtar për sulmin kibernetik, por ka thënë se të dhënat në e-albania dhe faqet e tjera online nuk janë fshirë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shkon në 36 numri i viktimave në Tajlandë, mes tyre 23 fëmijë. Si ndodhi sulmi

Të paktën 36 persona kanë vdekur, mes tyre 23 fëmijë, në masakrën në një qendër të kujdesit për fëmijët në verilindje të Tajlandës. Sulmuesi i...

FOTO | Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PSE-së? E-maili që qarkulloi

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që...

“Arrest shtëpie” për ish-deputetin e PS-së, gjykata pranon kërkesën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga qelia, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e tij për masë sigurie më të butë. Gjykata pranoi...

TË FUNDIT

Qindra fluturime të anuluara për shkak të grevës së pilotëve në Gjermani 

Greva e pilotëve të linjës ajrore me kosto të ulët Eurowings e detyroi kompaninë gjermane të anulojë rreth 250 fluturime sot. Një degë e Lufthansa...

Partia e Lirisë: Meta s’është ndaluar për Kongresin e Partisë Socialiste Europiane

Zyrtarë të Partisë së Lirisë kanë mohuar për Euronews Albania lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?