Kontrolle nga toka dhe deti, policia rrit vigjilencën për mjetet lundruese në Durrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares në Potam, janë shtuar kontrollet dhe rritur masat për sigurinë në brigjet shqiptare.

“Euronews Albania” iu bashkua aksioneve tokësore dhe detare të policisë në Durrës. Dy patrulla të policisë kufitare monitorojnë detin 24 orë.

Të ndarë një në Gjirin e Durrësit dhe një në Gjirin e Lalëzit, efektivët kontrollojnë çdo mjet motorik nëse është i pajisur me dokumentacion. Të enjten u sekuestruan 2 mjete lundruese.

Nga ana tjetër, 4 patrulla policie monitorojnë nga toka vijën bregdetare. Në fokus të tyre janë vendqëndrimet, korridoret e sigurisë, por edhe dokumentacioni për posedimin e mjeteve lundruese.

Pas ngjarjes në Potam, asnjë mjet motorik nuk do të vendoset në breg.

Policia shpjegon se ato duhet të qëndrojnë 300 metra larg bregut. Do të jenë kompanitë që japin mjetet me qira, ata që do t’i transportojnë pushuesit deri atje.

Korridori i sigurisë, më parë 200 m, tani duhet të jetë minimalisht 300 metra i gjatë dhe në të nuk duhet të notojë asnjë pushues.

Me shtimin e këtyre masave, policia synon t’u ofrojë pushuesve sigurinë, që ata që kanë mjete motorike nuk do t’u rrezikojnë më jetën.

Për Durrësin, masa të tilla kanë rezultuar efektive, sepse qyteti bregdetar nuk ka regjistruar asnjë incident detar gjatë sezoneve verore.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit,...

Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një premtim i vonuar. Deklaratën, Begaj e dha këtë të hënë në...

Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

"Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në...

TË FUNDIT

Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e...

Plagosi inspektorin e IMT-së, 55-vjeçari del para gjykatës

Prej orës 11:00 ka nisur vlerësimi i kushteve të arrestimit në flagrancë të shtetasit Qani Muça, ndaj të cilit rëndon akuza e "Vrasjes së...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?