Provat me të cilat prokuroria ndryshoi akuzën për Arjan Tasen | 5 zhvillime kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Provat e Prokurorisë së Vlorës që ndryshuan akuzën për ish-efektivin Arjan Tase

Një ditë më parë, Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për vrasje nga pakujdesia, në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, duke gritur akuzën e vrasjes me dashje.

Sipas ekspertizës mjekësisë ligjore, është konstatuar 7-vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në trup, kokë dhe në gjymtyrët e poshtëm.

Në raportin e prokurorisë, theksohet ndër të tjera se trupin e të miturës, në pjesën e gjoksit janë konstatuar disa prerje shumë të thella të shkaktuara ngë helikat e skafit.

Lexoni për më shumë: Provat e Prokurorisë së Vlorës që ndryshuan akuzën për ish-efektivin Arjan Tase

Arjan Tase, autori i ngjarjes

  • Plazhi ‘Sirena Jonada’, 4 mijë firma në më pak në 24 orë nga publikimi i peticionit

Ka shkuar në 4 mijë, numri i personave të cilët kanë firmosur peticionin, për ndryshimin e plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”, në më pak se 24 orë nga publikimi i tij.

Kështu bëri të ditur për “Euronews Albania”, poetja Alma Papamihali e cila ishte nismëtarja e peticionit, pasi shkroi një poezi për 7-vjeçaren.

Tre ditë më parë, në plazhit e Potamit në Himarë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku e mitura u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.

Lexoni për më shumë: Plazhi ‘Sirena Jonada’, 4 mijë firma në më pak në 24 orë nga publikimi i peticionit

Poetja Alma Papamihali në lidhje telefonike për “Euronews Albania”

  • Tragjedia në Himarë, Nano: Policia nuk është informuar nga institucionet përkatëse

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar bashkëpunim mes institucioneve të Prefekturave, Bashkive dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Me anë të një shkrese drejtuar ditën e sotme institucioneve përkatëse, Nano kërkon angazhim të të gjitha hallkave për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e ligjit në fushën e turizmit.

Sipas tij, Policia e Shtetit nuk është informuar periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përkatëse, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve detare, apo pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese.

Lexoni për më shumë: Tragjedia në Himarë, Nano: Policia nuk është informuar nga institucionet përkatëse

Gledis Nano. Drejtor i Policisë së Shtetit

  • DASH s’i përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”.

Kështu është shprehur Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e saj për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin.

Ndonëse nuk përmendet specifikisht me emër konkret, në paragrafin për mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shprehet se dhuna politike në vendin tonë është e rrallë, ku një ish-lider shqiptar tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

Lexoni për më shumë: DASH s’i përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

  • Pas sulmit kibernetik në Shqipëri qëndrojnë iranianët, thotë kompania amerikane

Një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike, Mandiant ka deklaruar se sulmi kibernetik që mbylli përkohësisht pjesën më të madhe të shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, mund të jetë kryer nga hakerët pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian që strehohet në Shqipëri.

Sipas kompanisë, ata që kryen sulmin kibernetik kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve.

Koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, janë disa nga faktorët në të cilën bazohet Mandiant, në raportin e saj.

Lexoni për më shumë: Pas sulmit kibernetik në Shqipëri qëndrojnë iranianët, thotë kompania amerikane

Kryeministria, sulmi kibernetik

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Të bëhen publike pronarët e kompanive partnere, thotë Meta për Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar korruptive. Në...

Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit,...

Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një premtim i vonuar. Deklaratën, Begaj e dha këtë të hënë në...

TË FUNDIT

Të bëhen publike pronarët e kompanive partnere, thotë Meta për Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar korruptive. Në...

Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit,...

Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një premtim i vonuar. Deklaratën, Begaj e dha këtë të hënë në...

Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

"Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në...

Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?