Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në kodrën sipër plazhit të Llamanit në Himarë.
Nga pajmet e siguruara nga “Euronews Albania”, shihet se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe flakët janë afruar buzë rrugës, teksa pritet ndërhyrje për shuarjen e saj.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat kane ngelur pa u shuar 6 vatra.
Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe jane angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.
LEXONI GJITHASHTU