Geri Selenica, drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike tha se porti turistik do ta shndërrojë Durrësin në një qendër të rëndësishme në Mesdhe duke u bërë motor ekonomik i zhvillimit të të gjithë vendit.
I pyetur lidhur me akuzat politike lidhur me këtë projekt, Selencia bëri thirrje që politika të mos komentojë kur bëhet fjalë për investime të mëdha strategjike siç është ky.
“Është një projekt shumë i ligjshëm, unë vetë kam zënë radhën për të blerë aparatment në këtë zonë dhe njoh nja 20 të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë. Politika në Shqipëri del kundër çdo projekti të madh të qeverisë për kredite politike. Për projekte strategjike politika s’duhet të komentojë dhe s’duhet të trembë investitorët. Nuk ka ardhur ndonjëherë investitor të investojë 2 mld euro në Shqipëri”, tha Selenica.
Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina.
Në datën 21 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të transferojë në emër të kompanisë që do të ndërtojë portin turistik në këtë qytet të gjithë strukturën dhe infrastrukturën e Portit.
Vendimi i jep investitorit 5.4 hektarë ndërtesa të portit, duke i hapur rrugë nisjes së konstruksionit të marinës turistike.
LEXONI GJITHASHTU: