Sallabanda: Duhet të shqetësohemi për linë e majmunit, shtetet s’kanë marrë masa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Kita Sallabanda thotë se duhet të jemi të shqetësuar për virusin e lisë së majmunit, edhe pse transmetueshmëria është më e ulët se e COVID, për shkak se përhapet vetëm nëpërmjet kontakteve.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sallabanda u shpreh se shtetet në botë nuk e mendonin se ky virus do të shfaqej sërish pas shumë vitesh dhe nuk kanë marrë masat e nevojshme.

“Duhet të shqetësohemi. Historia e lisë së majmunëve është e re në Evropë. Rastet e fundit kanë qenë në vitet 1958-1960 dhe nuk kemi pasur të dhëna për virusin e majmunit dhe kjo ka bërë që të mos merren masa ndaj kësaj sëmundjeje. Ka vetëm një laborator që prodhon vaksina për këtë virus, në një numër jo shumë masiv nëse e krahasojmë me COVID.

Transmetueshmëria është më e ulët sepse është vetëm nëpërmjet kontaktit, por përse jemi shqetësuar? Sepse nuk kemi masa mbrojtëse. Të gjitha vendet kanë menduar se ky virus nuk do shfaqej më në botë dhe nuk kanë marrë masa mbrojtëse ndaj këtij virusi. Numri i vaksinave që po marrin vende të ndryshme janë në shifra të ulëta”, theksoi Sallabanda.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plagosi me thikë fqinjin për motive pronësie, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë mesditën e së dielës në lagjen nr.4 të qytetit. Burime nga blutë e qytetit...

Fluks automjetesh Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas...

1 i plagosur me thikë pas konfliktit mes fqinjëve në Korçë

Konflikti mes dy fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta...

TË FUNDIT

Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka më mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së...

Drejtonte makinën i dehur, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas u ndalua teksa drejtonte automjetin tip Benz në...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?