Policia kufitare e Vlorës ka liruar të gjitha mjetet lundruese që kanë paraqitur dokumentacion të rregullt.
Ata janë rikthyer në lundrim, por me paralajmërim shumë të fortë nga policia kufitare.
Kështu të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me jelek shpëtimi dhe asnjë person përtej kapacitetit nuk duhet të hipë në bord.
Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë protestuar të shtunën përpara policisë kufitare në Vlorë, kundër bllokimit të lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Aksioni vjen 4 ditë pasi një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit në Himarë nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase.
LEXONI GJITHASHTU: