Një automjet është djegur nga një zjarr i rënë në zonë e ‘Astirit’ në Tiranë.
Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesditës së të shtunës në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet ku për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.
Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU: