109 të arrestuar, 338 nën hetim dhe 41 në kërkim, bilanci i policisë në 1 javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara gjatë javës që shkoi dhe kontrolleve të ndërmarra nga policia kufitare dhe ajo rrugore. përmes një njoftimi për mediat policia thotë se në një javë ka arrestuar 109 persona, janë vënë nën hetim 338 të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 41 persona.

Janë zhvilluar 18 operacione policore të koduara: “Last game”, “Escape”, “Grab”, “Savona”, “Trade”, “Valuta”, “Bribery”, “Speed”, “Syri”, “Kanina”, “Semani”, “Lejçani”, “Horizonti”, “Intensive”, “Perimetri 188”, “Remote 2”, “Perimetri 189” dhe “Gjobardhaj”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar përgjatë javës, kontrollin masiv të territorit, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve masive në zona të thella malore dhe të pyllëzuara, falë dhe përdorimit të 32 dronëve, 1560 punonjës policie të angazhuar kanë asgjësuar 4945 bimë kanabis, të kultivuara nga autorë ende të paidentifikuara.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 445 leje drejtimi, nga të cilat: 350 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia Kufitare ka ndërmarrë një operacion të për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Durrës, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.

Gjatë javës janë bllokuar 27 mjete lundruese: “Jet ski”, skafe të vogla dhe gomone, disa për verifikim të dokumentacionit, ndërsa disa të tjera për arsye se drejtuesit e tyre kanë kryer manovra të rrezikshme për pushuesit, në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

TË FUNDIT

Xhixha ‘gjunjëzon’ Partizanin, bardheblutë ngrenë flamurin në mes të fushës

Tirana ka mposhtur në derbi 2-0 Partizanin në ndeshjen e luajtur në Air Albania. Edhe pse me një lojtar më pak që prej minutave të...

Mesa duket shumica e njerëzve kanë një ngjyrë të preferuar, ja cila është ajo

Kjo është ngjyra e preferuar e shumicës së njerëzve në botë – dhe ajo më pak e preferuara. Ndërsa mjetet statistikore u përmirësuan ndjeshëm gjatë...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?