Flamuri turk nuk duhej të ishte vendosur në kullën e vrojtimit, thotë avokati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avokati, Kastriot Frashëri thotë se flamuri turk nuk duhet të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazhin e Gjirit të Lalëzit dhe se pushuesi i cili e hoqi dhe e hodhi në det, nuk ka kryer vepër penale.

Për “Euronews Albania”, Frashëri u shpreh se në ambiente publike, në plazhe dhe aq më tepër në kulla vrojtimi, nuk ka pse të vendosen flamuj të shteteve të tjera.

Frashëri e konsideron qesharake procedimin penal të policisë për 48-vjeçarin dhe shtoi se veprat penale që i atribuohen atij janë të pakuptimta.

“Sigurisht, ka një rregull për përdorimin e simboleve dhe të flamurit kombëtar, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë institucionet dhe nga individi, por ne shohim që kjo deri më sot nuk është zbatuar. Është përdorur në një mjedis publik, në kullën e vrojtimit në plazh. Çfarë kërkonte ai flamur atje?

Ai është një vend në të cilin nuk ka nevojë të vihet flamur tjetër përveç atij kombëtar. Flamuri turk nuk duhej të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazh. Fakti që ka jnë proocedim nga policia e shtetit, Më duket tejet qesharake, dy veprat penale që i atribuohen janë pa sens”, theksoi avokati.

Ditën e djeshme, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?