Hoqi flamurin turk nga HEC-i i Mirditës, Molla: Jam “non grata” nga Turqia e Serbia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Leon Molla, është një qytetar shqiptar i cili u shpall “non grata” nga Turqia dhe u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e Lezhës, pasi ishte organizatori i një proteste në vitin 2017, ku u hoq flamuri turk që ishte vendosur në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë.

Për “Euronews Albania”, Molla u shpreh se i jep të drejtë qytetarit i cili bëri të njëjtin veprim si ai ditën e djeshme në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi në det.

Gjithashtu, Molla bëri të ditur se është shpallur “non grata” edhe nga Serbia, për shkak të një interviste të dhënë nga ai në televizionin shtetëror kroat.

“Për një akt të tillë, jam shpallur “non grata” nga Turqia dhe i dënuar nga Gjykata e Lezhës. Për mua është një turp dhe për rastin për djalin që ka hequr flamurin turk, i them një bravo të madhe, sepse aty nuk ka qenë institucion. Kemi komunitetin shqiptar në Turqi, ku shteti turk nuk ia lejon të valëvisë flamurin shqiptar, nuk kanë hapur një shkollë shqipe.

Ndërsa, në Shqipëri në çdo vend, në çdo institucion ku nuk i përket të valëvitet flamuri turk, e vendosin. Motivacioni? Thjesht shteti francez më ka treguar që ju nuk keni të drejtë të shkoni në Turqi. Para 4 muajve, më ka ardhur i njëjti dokument, por ndryshe nga ai turk, ju nuk keni të drejtë të shkelni në territorin e Serbisë, për shkak të interviste që kam dhënë në televizionin shtetëror kroat”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?