Bajram Çekorja ishte në kërkim nga policia kur vrau 19-vjeçarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim si të dyshuarin kryesor për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, Bajram Çekoren, djalin e Ismet Çekores i cili mbeti viktimë e një atentati pak metra nga banesa e tij.

Por a mund të parandaloheshin këto vrasje nëse policia do të vepronte?!

Nëse kthehemi pak pas në kohë, në 25 gusht të këtij viti, Bajram Çekorja u hetua nga oficeri i policisë gjyqësore si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit së bashku me një tjetër shtetas ndërsa me datë 27 gusht u shpall zyrtarisht në kërkim.

Që nga kjo datë Çekorja ka rezultuar si i tillë deri në mbrëmjen e 22 shtatorit ku policia e Shkodrës e “rishpalli në kërkim” për vrasjen e Erjon Xhenjes. E thënë ndryshe, policia nuk arriti të binte në gjurmët e Bajram Çekorës ndërsa ai arriti madje të kryente një vrasje gjatë periudhës që policia duhet të ishte në ndjekje të tij.

Krimi në Shkodër duket se është shumë më i fuqishëm se sa strukturat e policisë të cilat në asnjë rast nuk ishin në lartësinë e duhur për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Mamaja e 19-vjeçarit të vrarë, ditën e enjte shpërndau një mesazh në media pasi ndihej e pasigurt, jeta e saj rrezikohej ndërsa kërkonte ndihmën e policisë e cila ende nuk e kishte marrë në mbrojtje familjen e saj ndonëse banesat e autorit të dyshuar, me të viktimës nuk janë as 100 metër larg njëra-tjetrës.

Deri kur do të vijojë kjo situatë askush se di, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për këto krime të paralajmëruara që fare mirë mund të ishin parandaluar, madje dhe jeta e 19-vjeçarit Erjon Xhenje nuk do të këputej në lule të rinisë.

Nga janari deri më tani 6 ngjarje kriminale kanë goditur Shkodrën dhe vetëm në rastin e fundit policia ka një autor të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Doda: Berisha kishte dijeni për parregullsitë në zgjedhjet për kreun e FRPD-së

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka qenë në...

NATO i trembet ‘testit të Poseidonit’, zhduket nëndetësja ruse nën Arktik

Ku ndodhet ‘Poseidoni’? NATO ngre alarmin për zhdukjen nga radari të nëndetëses më të madhe bërthamore ruse duke ngjallur frikën se Putin mund të...

Kandidatja për kreun e FRPD-së: Zgjedhjet me probleme, s’kishim listën e votuesve

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se procesi i votimit në këtë forum...

TË FUNDIT

Çumani: Situata në “Zyber Hallulli” është shumë e rëndë, fëmijët përdorin hashash

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, ka komentuar raportin e KLSH, ku janë gjetur disa shkelje pas...

Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?