Eurobondi i pestë, Ibrahimaj: Shqipëria do të marrë deri në 700 milionë euro borxh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se Shqipëria pritet të marrë një hua prej 500-700 milionë eurosh përmes eurobondit. Sipas ministres Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndëkombëtare deri në fund të tetorit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja tha se ligji për eurobondin do të paraqitet në parlament, dhe qëllimi i përdorimit të tij do të jetë garantimi i buxhetit, mbështetje për arsimin, infrastrukturën, por do të përdoret edhe vitin tjetër për mbështetje buxhetore.

“Ky nuk është një proces që fillon tani, është e pesta herë që dalim në tregjet ndërkombëtare për të marrë fonde në monedhë të huaj dhe ky ka qenë një test i qeverisë për të testuar kredibilitetin tonë në tregjet ndërkombëtare. Vlera e financuar ka ardhur në rritej dhe interesi i bondit ka ardhur në rënie çka tregon se ndër vite kemi krijuar në ekonomi të besueshme për tregjet ndërkombëtare”, tha ministrja Ibrahimaj.

Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Europë. Pandemia, kriza ekonomike, por edhe programi i rindërtimit pas tërmetit e detyruan qeverinë të rriste ndjeshëm huamarrjen vitin e kaluar ,duke e rritur borxhin me 10 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Për ministrinë e Financave, borxhi publik ka arritur në 76% për qind të PBB-së, ndërsa për Bankën Qendror dhe FMN-në ai arrin në 80% të PBB-së

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER