Gjatë vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por vetëm indeksim me normën e inflacionit. Për drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore mund ta përballojë deri në masën 3%.
“Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni i cili është plus-minus sa ka qene indeksi i vitit 2021, por në qoftë se do të ketë rritje të menjëhershme të inflacionit, sigurisht që brenda buxhetit të sigurimeve shoqërore ka akoma hapësira që të kapet një indeks diçka më i madh”, tha Hado.
Ai foli edhe për deficitin e skemës së pensioneve, që sipas tij është në masën 1.66% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Në 2021 presim që deficiti i skemës së detyrueshme të arrijë në nivelin e 2019, që është në nivelin e 1,66 për qind të GDP”, tha ai.
Për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit, ISSH garanton gjithsej 6.1 mld lekë, për 660 të moshuar në vend.