Mbi 10 mijë biznese në sitën e evazionit, në mars nisin hetimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

10550 biznese dyshohet se mashtrojnë me pagat e punonjësve të tyre. Për këtë, ata kanë marrë një letër nga Drejtoria e Tatimeve, ku u tërhiqet vëmendje për pagat e ulëta që deklarojnë.

Brenda një jave, këto subjekte private duhet të provojnë që nuk bëjnë evazion, ose të deklarojnë rrogat e plota. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të hetohen.

“Deri në datën 20 do të presin se çfarë reagimi do të kenë bizneset në këtë deklarim, në mënyrë që të vijojmë me planin e masave, i cili do të finalizohet me kontrolle të thelluara apo në hetim”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Gjetja e bizneseve që ndajnë një pjesë të rrogave me zarf për punonjësit, u nxit nga skandali i pagërrjedhjes.

Për ministren Ibrahimaj, e cila më herët ka drejtuar këto nisma nga drejtoria e Tatimeve, ky plan do të zgjatet në kohë.

“Plani do të shtrihet gjatë gjithë vitit. Kontrollet do të fillojnë mbas muajit shkurt. Në shkurt do të bëjmë analiza të përqendruara nga zyra dhe gjatë muajit mars në do të fillojmë me kontrollet”, tha ministrja.

Në përgjigje për Euronews Albania, Ibrahimaj foli edhe për rritjen e pagës minimale. Ajo do të bëhet 32000 lekë, nga 30 000 që është sot, pas muajit korrik.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

TË FUNDIT

Xhixha ‘gjunjëzon’ Partizanin, bardheblutë ngrenë flamurin në mes të fushës

Tirana ka mposhtur në derbi 2-0 Partizanin në ndeshjen e luajtur në Air Albania. Edhe pse me një lojtar më pak që prej minutave të...

Mesa duket shumica e njerëzve kanë një ngjyrë të preferuar, ja cila është ajo

Kjo është ngjyra e preferuar e shumicës së njerëzve në botë – dhe ajo më pak e preferuara. Ndërsa mjetet statistikore u përmirësuan ndjeshëm gjatë...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?