Banka e Shqipërisë me humbje, për herë të parë s’do transferojë para në buxhet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në historinë e saj Banka e Shqipërisë ka dalë me humbje. Sipas pasqyrave financiare, humbja për vitin 2021 rezulton 15.8 milion euro.

Goditja kryesore në shpenzimet e saj ka ardhur nga normat negative të interesit që paguan pranë Bankës Qëndrore Europiane për rezervën valutore.

Në total banka ka paguar 10 milion euro për mbajtjen e 4.8 miliard euro rezervë. Edhe të ardhurat nga intrumentat e investimeve në kreditë 1 ditore që u jep bankave të nivelit të dytë kanë rënë për shkak të uljes së normës së interesit.

Përballë kësaj tabloje, shpenzimet për institucionin e Bankës së Shqipërisë janë shtuar në vite. Pagesat për personelin janë rritur me 500 mijë euro vitin e fundit dhe me 1.2 milion prej vitit 2013, kur ky institucion numëronte 504 punonjës, nga 609 që ka sot.

Në total banka mban të ngrira 25 milion euro koletaral për kreditë e dhëna punonjësve, ku vetëm vitin e fundit kredia e disbursuar ishte 1.5 milion euro.

Një tjetër faturë e lartë është edhe pagesa për punimet e Hotel Dajtit, pronë e blerë nga banka që do të përdoret për vendosjen e zyrave të saj.

Një vit më parë u shpenzuan 5.6 milion euro për financimin e rikonstruksionit të godinës. Kjo është hera e parë që banka qëndrore nuk do të transferojë fitim në buxhetin e shtetit.

Një dekadë më parë fondi që banka jepte në buxhet ishte afro 40 milion euro, ndërsa vitet e fundit është reduktuar në 11.5 milion euro në 2021 dhe 4.7 milion euro gjatë pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

TË FUNDIT

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER