Dy vjet pas miratimit të ligjit për Tregjet e Kapitalit, zhvillimi i bursave private në Shqipëri është ende në fazat e para.
Sot numërohen 11 kompani të licensuara në fushën e fondeve të investimit, por ky treg kufizohet në emëtimin e obligacioneve dhe bonove të thesarit të qeverisë.
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete kërkoi që bizneset të jenë prezente, ku shembullin e parë mund ta japin kompanitë shtetërore.
“Një listim i mundshëm i disa kompanive me kapital shtetëror apo emëtimi prej tyre i obligacioneve me ofertë publike do të ishte një shembull i mirë për emëtuesit e tjerë korporativë”, tha Mete.
Zhvillimi i bursës ofron mundësi për kompanitë që të mos kenë burim të vetëm financimi kredinë bankare por dhe shitjen e aksioneve në këtë treg.
“Zhvillimet aktuale gjeopolitike, por edhe situata pandemike e viteve të fundit kanë shtuar edhe më tej nevojën për likuiditet dhe akses në kapital, duke e bërë edhe më të rëndësishëm ekzistencën e një tregu të zhvilluar kapitalesh”.
Bursa e Tiranës e regjistruar në vitin 2003 nga Ministria e Financave u mbyll përfundimisht 1 muaj më parë, pasi nuk pati për vite asnjë kompani të listuar.
Sot më shumë se gjysma e depozitave të sistemit bankar nuk janë të investuara në kredi, ndërsa llogaritë e kursimit kanë mbetur prej 3 dekadash si alternativa e vetme e investimit.
LEXONI GJITHASHTU