Kriza e rritjes së çmimeve nuk do të prekë stabilitetin financiar dhe nuk do të rrezikojë bankat e nivelit të dytë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Get Sejko, tha gjatë një konference se stres testet e bëra edhe në skenarin më negativ nuk rrezikojnë asnjë bankë, pasi kanë kapital të mjaftueshëm për të përballuar situatën.
“Natyrisht që inflacioni do të ketë një ndikim negativ në performancën e të gjitha agjentëve ekonomikë dhe individëve. Ne po analizojmë dhe vetë bankat po analizojnë se sa ky nivel inflacioni do ndikojë në situatën financiare të klientëve, bankave, në raport me performancën që ato do kenë në ripagimin e kredive që kanë. Në rastin më të keq, sistemi financiar është absorbues dhe do ta përballonte”, u shpreh Sejko.
Në muajin prill, Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë.
Por, rritja e çmimeve rezulton më ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku krizën më të madhe po e kalojnë vendet fqinje me Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU