Eksperti ligjor: Pse Berisha ka të drejtë teknikisht kur thotë se vendimi i Bashës është ‘nul’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese, Daradan Mustafaj, tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka të drejtë kur thotë se vendimi për ta përjashtuar nga grupi parlamentar është “nul” dhe nuk ka pasoja.

“Berisha teknikisht është i saktë, sepse vendimi nuk prodhon pasoja”, tha Mustafaj.

Ai tha në Euronews Albania, se veprimi i Bashës është një urdhër për anëtarët e grupit, të cilët vendosin pastaj për përjashtimin ose jo të një deputeti, në rastin konkret për Berishën.

“Për momentin ky është një urdhër, që iu jepet anëtarëve të grupit parlamentar të PD, ata duhen ta zbatojnë këtë gjë,  sepse janë ata që mund të vendosin të përjashtojnë një deputet nga radhët e tyre”, tha ai.

Eksperti ligjor thekson se brenda pesë ditësh pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të dëshmojnë se cilit grup parlamentar i përkasin, një e drejtë kjo, që mund të përdoret edhe ish-kryeministri Berisha.

“Deputetët në bazë të rregullores së Kuvendit, kanë kohë brenda pesë ditësh nga emërimi i kryetari të Kuvendit dhe të drejtën të tregojnë se në cilin grup parlamentar ata bëjnë pjesë. Besoj që z. Berisha do deklarojë se ai është anëtar i grupit parlamentar të PD. Si i tillë dhe ai do të njihet si anëtar i kësaj force”, tha ai.

Pas këtij hapi, z. Mustafaj thotë se deputetët e PD-së për shkak të vendimit të Bashës mund të mblidhen dhe të votojnë për fatin e Berishës.

“Më pas, për shkak të urdhrit që ka dhënë z. Basha mund të mblidhen deputetët dhe mund të thonë se “e nuk do ta pranojmë”.

Sipas tij, Berisha mbetet anëtar i grupit parlamentar deri sa të përjashtohet, pavarësisht se Basha e njoftoi këtë akt mbrëmjen e djeshme.

“Nëse kalohet në votim, deputetët që do dalin kundër urdhrit të kryetarit, ata deputetë do shkelnin disiplinën e partisë. Çdo gjë është e mundur në Shqipëri, janë lojëra të brendshme. Ata duhet të marrin një vendim për të përjashtuar nëse do ta normalizojnë këtë vendim të kryetarit të tyre, por mund ta lënë në heshtje. Berisha është anëtar i grupit të PD, deri sa të përjashtohet”, shtoi ai.


Etiketimet

Videoja e gjysheve në Tik Tok

Të moshuarat e një qendre ditore në Itali janë bërë të famshme në Tik Tok. Videoja tregon një mjek të pashëm që hyn në...

Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake

Serbia do të shpenzojë këtë vit gjysmë miliard euro për armatime. Armë moderne, si sistemi anti-tank rus “Kornet” u prezantuan së fundmi nga presidenti...

PS shpall kandidatët për zgjedhjet e pjeshme të 6 marsit

Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Për Bashkinë e Shkodrës, PS ka zgjedhur si kandidate...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER