Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se “Open Balkan” nuk është krijuar për të përjashtuar asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për të ndaluar “veton bllokuese dhe teoritë e konspiracionit”.
“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshëm që gjashtë vendet vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Faktikisht procesi i dakordësimit mes gjashtë vendeve është procesi i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën, që një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj, Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përshpejtuar njeri absolutisht, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe nga teoritë e konspiracionit të tjetrit, por për të ecur përpara”, tha kryeministri Edi Rama.
Rama shkoi më tej kur tha se nisma e “Open Balkan” nuk bie ndesh me Procesin e Berlinit, por ky është një instrument, që sipas tij çon përpara projektin e propozuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014.
“Traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është proces, që do të vazhdojë dhe “Open Ballkan”është një instrument për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë në mes të dyjave”, tha kryeministri Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Kosovës të heqë dorë nga teoritë e konsipracionit rreth iniciativës së “Open Balkan”.
“Ne duhet të ecim më shpejt, një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykime se nëse ne fusim lëvizjen, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri e bën teori konspiracioni për Open Balkan. Kaq e thjeshtë është”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: