Presidenti i jep pëlqimin Kuvendit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta i jep Kuvendit pëlqimin me disa rezerva për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit.

Kjo veprim bëhet i vlefshëm vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi.

Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, duke konsiderojnë faktet dhe të jetë një proces transparent dhe të tregohet përgjegjësi.

Presidenti Meta i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe seancës plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje, të cilat janë:

  • Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;
  • Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj
  • Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;
  • Të raportohet në terma krahasimore skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;
  • Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;
  • Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;
  • Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes.
  • Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;
  • Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

Shqipëria pritet të marrë një hua prej 500-700 milionë eurosh përmes eurobondit. Sipas ministres Delina Ibrahimaj, Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndëkombëtare deri në fund të tetorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER