‘1.6 miliardë euro para të pista në ndërtim’, Basha debat me ministren e Financave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë diskutimit në Kuvend të ligjit të ri për pastrimin e parave, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi se në sektorin e ndërtimit po pastrohen paratë e pista të krimit të organizuar.

Duke cituar një raport të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, Basha tha se janë 1.6 miliardë euro që janë pastruar për periudhën 2017-2019.

“Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare. Vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në aktivitetin e ndërtimit rreth 1.6 miliardë euro para të pista”, u shpreh Basha, teksa shtoi se duhet të fillohet edhe me ‘pastrimin’ e politikës.

Këtyre akuzave iu përgjigj ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e cila theksoi se ndërtimi i kullave në Tiranë është tregues i zhvillimit të vendit.

“Në perceptimin tim tregojnë zhvillim, tregojnë ecurinë ekonomike, e cila nuk duket vetëm me sy por edhe me shifra”, u shpreh ministrja.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER