Kuvendi i thirrur nga Berisha, shkarkon Bashën dhe Kryesinë e PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në stadiumin “Air Albania” është mbajtur Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së mbi 4200 firmave të delegatëve.

Me moton “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, Kuvendi miratoi Statut të ri dhe voti shkarkimin e kryetarit, Lulzim Basha dhe Kryesisë së partisë.

Ndërkohë më 18 dhjetor pritet të mbahet Këshilli Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha. Përplasjet mes Bashës dhe Berishës, erdhën pas vendimit të SHBA-së për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator.

18:05-Kuvendi i PD shkarkon me 4446 vota Bashën

Në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, 4446 delegatë kanë votuar për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish për të mbajtur referendum.

Në punimet e Kuvendit që zgjatën më shumë se 8 orë morën pjesë mbi 4900 delegatë, ku pati disa qindra prej tyre që nuk morën pjesë në votim, kurse një numër i vogël votoi kundër shkarkimit të Bashës.

16:00-Nis numërimi i votave për shkarkimin e Bashës

Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha kanë përfunduar votimin për shkarkimin e Bashës. Ne procedurat e votimit është përdorur vula e re e votuar nga Kuvendi. Në ambientet e ‘Air Albania’ ka nisur numërimi i votave të delegatëve.

15:27-Policia në gatishmëri pranë selisë blu

Disa furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen pranë selisë së Partisë Demokratike. Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania në pjesën e pasme të xhamisë, në afërsi të selisë së PD-së, ndodhen disa furgonë me efektivë policie. Ndërsa në hyrje të selisë blu ndodhet vetëm një patrullë policie me dy efektivë.

13:52-Berisha sulmon ambasadoren e SHBA-së

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, e cila sipas tij po sillet njësoj si ambasadori sovjetik në kohën e komunizmit. Ai e cilësoi si brutale ndërhyrjen e SHBA në punët e brendshme të PD, duke nënvizuar se ambasadorja nuk përfaqëson vlerat e lirisë dhe demokracisë që proklamon SHBA, por interesat e Xhorxh Sorosit.

13:31-Berisha akuza ndaj Bashës

Ish-kryeministri hodhi akuza edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku tha se ai është përkulur para regjimit të Ramës. Berisha nënvizoi se Basha nuk ka fuqizuar PD-në, por madje ka larguar edhe figura shumë të rëndësishme nga partia. Ai e quajti Bashën një burracak.

12:47-Basha-demokratëve të zhgënjyer: Hijet e të kaluarës s’duhet t’ju turbullojnë

Basha deklaroi se “interesat e demokratëve janë të shenjta se gjithçka tjetër dhe se çdokush tjetër. Ai nënvizoi se hijet e të kaluarës nuk duhet të turbullojnë demokratët.

12:26- Statuti i Kuvendit të Berishës anulon përjashtimin e tij nga grupi parlamentar

Në nenin 66 të statut të ri, legjitimohet anulimi i vendimi për shkarkimin e Berishës nga grupi parlamentar pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

12:02-Mesazhi i ambasadës amerikane në ditën e Kuvendit të Berishës

Në ditën që po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, ambasada amerikane vendos theksin tek themelet e demokracisë, që sipas SHBA vihet në rrezik nga qeveri dhe aktorë të korruptuar. Sipas ambasadës amerikane korrupsioni minon demokracinë.

11:54- Basha: Nga kjo ditëlindje PD do dalë e bashkuar 

Nga selia blu kryedemokrati, Lulzim Basha deklaroi se “nga kjo ditëlindje, PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat e askujt tjetër”.

11:35- Paloka akuza ndaj Bashës: E ktheu PD-në një opozitë fasadë

Edi Paloka deklaroi se demokratët janë mbledhur në stadiumin “Air Albania” për të rithemeluar Partinë Demokratike”. Ai hodhi akuza ndaj Bashës, ku tha se e ka kthyer PD-në një opozitë fasadë.

11:11-Berisha: Basha është një i pakallur

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se 11 dhejtori është një ditë e jashtëzakonshme në historinë e demokracisë shqiptare. Teka doli nga banesa e tij, ai tha se Basha është një i pakallur.

10:52-Edi Paloka pritet të hapë Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha

Edi Paloka, i cili është Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së do të mbajë fjalën hapesë të këtij Kuvendit. Më pas do të mbajë një fjalim edhe deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi që do të prezantojë ndryshimet në statut.

09:37-Basha ceremoni në selinë blu për 31-vjetorin e themelimit të PD-së

Sot në orën 12:00 pritet të zhvillohet një ceremoni në selinë blu për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Aktiviteti do drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inagurohet edhe një pllakatë.

09:15- Policia masa në kryeqytet për mbarëvajten e Kuvendit

Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë ditës se sotme Policia e Tiranës do jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të mbajtjes së kuvendit të thirrur në stadiumin ‘Air Albania’ nga Sali Berisha, ku pritet të ketë grumbullim. Janë bllokuar disa nga akset kryesore që të çojnë në stadium dhe “Sheshi Nënë Tereza” është kthyer në vendparkimi për makinat.

09:00- Vendimet që pritet të merren në Kuvend

Në Kuvendin e sotëm pritet të ketë edhe vendimarrje sa i përket “Nenit Basha”. Gazetari Ardit Hoxha raportoi se ky nen do të mundësojë që çdo kryetar i PD kur humbjet zgjedhjet e përgjithshme largohet automatikisht nga drejtimi i parisë. Ndërsa kur ai humbet zgjedhjet lokale i nënshtrohet një mocioni mosbesimi, votim nga anëtarësia. Po kështu, ndryshimet e tjera kanë të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të bashkive, kryetarë të degëve dhe zgjedhja e delegatëve të PD-së.

08:44- Delegatët dhe simpatizantët e PD-së futen në stadium

Delegatët do kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që duan t’i bashkangjiten punimeve të Kuvendit.

Fillimisht do të bëhet verifikimi i mandateve të delegatëve, të cilët më pas do të duhet të votojnë disa qendra votimi të ngritura rreth stadiumit për propozimet e Berishës. Verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike, përmes një karte me të cilën ata janë pajisur paraprakisht.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Qindra hektarë të shkrumbuar nga zjarret në Shkodër, nis verifikimi i dëmeve

Nje banesë e djegur dhe qindra hektarë të shkrumbuar, është bilanci i deritanishëm i zjarreve që rrethuan Shkodrën gjatë ditës së djeshme. Flakët u favorizuan...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen nr. 17, në qytetin e Durrësit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se...

Shkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska

27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë në hapat fillestare  të marrëveshjes  për të ulur përdorimin e gazit natyror me 15 për qind. Ata kanë...

TË FUNDIT

Qindra hektarë të shkrumbuar nga zjarret në Shkodër, nis verifikimi i dëmeve

Nje banesë e djegur dhe qindra hektarë të shkrumbuar, është bilanci i deritanishëm i zjarreve që rrethuan Shkodrën gjatë ditës së djeshme. Flakët u favorizuan...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen nr. 17, në qytetin e Durrësit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se...

Shkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska

27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë në hapat fillestare  të marrëveshjes  për të ulur përdorimin e gazit natyror me 15 për qind. Ata kanë...

Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Autoritetet vendase...

Armëpushimi Izrael-Palestinë, qytetarët harrojnë luftimet, i rikthehen jetës normale

Ndërsa armëpushimi vijon të mbajë, kufizimet në komunitetet në jug të Izraelit janë hequr dhe impiantet energjetike në Gaza janë rihapur. Ndërkohë, familjet palestineze po...


Sondazh